Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Trupat ruse po pësojnë humbje

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se forcat e saj po e kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.

“Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po kundërshtojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për ta thyer kufirin shtetëror”, tha Ministria në një deklaratë të shpërndarë në Whatsapp. “Situata është nën kontrollë. Trupat ruse po pësojnë humbje”.

Ministria tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë humbje në mesin e mbrojtësve të Ukrainës”.

Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur asnjërën nga këto pretendime./CNN