Ministrja Rozeta Hajdari në mbështetje të Prof.Dr. Lulzim Dragidella

Sot, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, vizitoi Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Qendra në Klinë.

Në takim u potencua se është shumë e rëndësishme të ndërlidhet arsimi me industrinë dhe ekonominë, si dhe të ftohet diaspora për investim në Komunë.

Gjithashtu, krijimi i hapësirave për investitorët e huaj është primar pasi që Kosova i ka të gjitha përparësitë e mundshme për investim, duke filluar nga fuqia punëtore, rinia, valuta euro që e përdorim, njerëzit e kualifikuar e paga që është më e ulët se në Perëndim. Këta janë vetëm disa nga faktorët që investitorët e huaj mund të operojnë më lehtë dhe Kosovën ta zgjedhin si destinacion të biznesit të tyre.

Komuna e Klinës në qeverisjen e ardhshme që do të udhëhiqet nga Prof. Dr. Lulzim Dragidella, do të punojë në këtë drejtim, që Komuna jonë të jetë destinacion i investitorëve të huaj, si dhe rrjedhimisht të krijohen vende të reja të punës për rininë e Klinës.

#PërRininë #PërKlinën sepse ne Bashkë Qeverisim

⁸ ?❤️