Edmond Zefi do ta ketë kundërshtar italianin Luigi Alfieri, meqi për titullin UBO World Youth mbahet në Pejë

Italiani Luigi Alfieri është kundërshtari i Edmond Zefit, në meqin e radhës që do të mbahet me datën 07.08.2021 në Pejë. Ku do të luftojë për titullin UBO World Youth.

Këtë e ka bërë të ditur vet Zefi ku shkruan në FB:

Së bashku me trajnerin tim Martin Berka dhe Emil Sivak dhe menaxherin Muharrem Gjocaj jam duke u përgatitur intensivisht për këtë përballje.

Ju falenderoj të gjithëve për përkrahje dhe shpresoj të keni mundësi të jeni prezent me 7 gusht në Palestrën e Sporteve “Karragaqi” në Pejë.