Kryetari Elezaj ngushëllon familjen Gashi për humbjen tragjike!

Rasti i sotëm, padyshim që i ka prekur të gjithë, e njëri ndër ta është edhe Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.Dr Zenun Elezaj, i cili u shpreh me dhimbje të plotë për vdekjen e të miturës:

Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin tragjik për aksidentin e sotëm në Klinë, ku një vajzë e mitur humbi jetën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimës, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, me të cilët bashkëndjejmë për humbjen e më të dashurës së tyre.