Njoftim rreth mungesës së furnizimit me energji elektrike në Komunën e Klinës

Qytetarët e Komunës së Klinës sot janë ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike.
Komuna e Klinës ka kontaktuar me zyrtarët e KOSST-it dhe KEDS-it për t`u njohur me problemin.
Sipas KOSST-it, deri të mungesa e furnizimit me energji elektrike ka ardhur si pasojë e një defekti në trafon 110/10kv në Klinë.

Edhe në këto momente ekipet e KOSST-it, në bashkëpunim me ekipet mbështetëse të KEDS-it, janë duke punuar në sanimin e problemit.
Në vendpunim është edhe drejtori i KEDS-it në rajonin e Pejës, z. Astrit Bujupaj.

Sipas informatave nga KOSST dhe KEDS brenda katër orëve pritet të sanohen dëmet e shkaktuara dhe të rifillojë furnizimi me energji elektrike. Klina.info