KV Klina shkruan në detaje si volejbollistet u rrahën nga tifozët e Malishevës: Nuk mungoj as vërsulja e trajnerit..

KV.Malisheva vs KV.Klina

KV Klina sërish ka shkruar një postim në faqen zyrtare FB për skandalin që bënë tifozët e KV Malishevës. Ku thonë se në Malishevë aty ku niveli i sportivitetit dhe edukates ishte nën nivel.

“Në atë sallë sportive që ishim të sulmuar komplet ekipa duke filluar nga Trajneri e deri tek lojtarja më e mitura që ishte prezente në bankë rezervë 13-vjeçare. Aty ku nga sulmet dhe goditjet e vendaseve ishte e domosdoshme dergimi i lojtareve tona në spitalin e Malishevës dhe të Prishtinës.
Gjithqka filloj nga mos marrëveshja e të dy gjyqtarëve mes vete, njeri nuk e dinte a ishte topi brenda apo jasht ndërsa te njejtën kohë tjetri po i’u falke pikë kundërshtarit, ku pikët ishin vendimtare(23:23) dhe nga reagimi i Kapitenes tonë u ndeshkua pa arsye me karton te kuq, ku rezultati kaloi 24:23 për vendasit, por ishte e kot sepse me meritë të plotë luftuam dhe seti përfundoj në favorin tonë(24:26). Nga reagimi i Trajnerit ndaj gjyqtarëve që anoheshin nga vendasit, kartoni i verdhë nuk mungojë edhe për trajnerin Sami Millaku.
Seti i 3të përfundoj, ku ne si mysafir ishim në favor 2:1, dhe sulmet nga publiku ndaj trajnerit dhe vajzave nuk kishin të ndalur.
Publiku qe ishin gjinia mashkullore po ashtu ishin dhe prindërit e kundërshtareve ku nga goditja e tyre, lojtarëve tona iu percjelli të vjellura e deri tek humbja e vetëdijes”, shkruhet në postim.

Më tej thuhet se Policia më në fund arriti, kur trazirat dhe dhuna kundër nesh përfunduan, atëherë ata ishin afër nesh.

” Kur ambulanca arriti nuk kishte as shtretër të dhuronin ndihmën për vajzat që ishin shtrirë në dysheme nga goditjet e vendaseve. Ku nuk mungoj as vërsulja e Trajnerit vendas ndaj liberos tone. Do të thotë niveli sportiv ishte 0.
Detyrat që një vendas duhet t’i plotësoj për t’u zhvilluar ndeshja nuk ishin plotësuar. Policia nuk ishte prezent aty ku loja filloj, numri i publikut që ishte prezent ne atë Sall aq të ngushtë në këto kushte pandemie ishte tej mase e madhe. Aty ku mesaduket ishte planifikuar gjithqka…
Por nuk do të thotë që ka përfunduar gjithqka…
Tani jemi ne pritje te një vendimi nga komisioni i garave.
Ku dhe organet kompetente janë të informuar rreth rastit”, përfundon reagimi i KV Klinës.