E dhimbshme: Vdes 2-vjeçari në Klinë pasi u rrëzua nga shkallët e shtëpisë

Një 2-vjeçar ka vdekur mbrëmë pasi është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë së tij në Klinë,

Gazeta ka mësuar nga burimet në Policinë e Kosovës se 2-vjeçari është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë në fshatin Bokshiq.

Rastin e ka përshkruar babai i fëmijës së ndjerë.

Në Spitalin Rajonal në Pejë, fëmija veçse ishte dërguar pa shenja jete.

Trupi i fëmijës ishte dërguar menjëherë në IML për obduksion.