Komuna në Klinë mbledhje për sigurinë, me theks të veçantë për COVID-19 dhe qentë endacakë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot ka mbajtur mbledhjen e radhës

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku të pranishëm
ishin kryesuesi i KKSB-së, Besim Hoti, Komandanti i stacionit të policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, anëtarë të këshillit etj.

Gjatë takimit u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

1.Prezantimi i planit të punës së KKSB-së për vitin 2021
2. Siguria në Komunën e Klinës,
3. Situata e krijuar nga pandemia Covid-19, gjendja aktuale
4. Rreziku nga qenët endacak,
5. Të ndryshme.

Sipas komandantit të policisë në Klinë, situata e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe e sigurtë.

Gjithashtu komandanti Bytyqi nëpërmjet këtij takimi ka apeluar qytetarët që të shtojnë kujdesin dhe respektimin e udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në të mirë të të gjithëve.