Mbeturinat në Stapanicë, shqetësim për banorët

Qytetarët e vendit tonë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta, një nga to është edhe mbeturinat, hudhja e tyre nga persona të papërgjegjshëm.

Edhe në fshatin Stapanicë dikush po hedh mbeturina, duke e ndotur kështu jo vetëm ambientin, por edhe duke rrezikuar jetën e banorëve.

Një bashkëatdhetar, ka dërguar disa fotografi në adresë të Klina.Info ku ka treguar se është në hall nga mbeturinat që janë krijuar në afërsi të shtëpisë ku banon.
Ai ka ftuar organet kompetente që të merren me ata që kryejnë këto akte të turpshme.