Policia dënon qytetarët për mosrespektim të rregullave, por vet nuk i respekton

Policia e Kosovës gjatë këtyre muajve ka dënuar një numër të madh të qytetarëve, si për mosrespektim të masave anticovid ashtu edhe për mosrespektim të rregullave të komunikacionit, shkruan Klina info
Por shpesh ka pasur raste kur edhe zyrtarët policor kanë thyer rregullat.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku një veturë e policisë bën tejkalim në vijë të plotë.
Lexues të Gazetës Klina info kanë dërguar një video në redaksinë tonë, ku shihet vetura e policisë duke bëtë tejkalim megjithëse nuk ka të ndezur alarmin./Klina.info