Zbulohet orari i përballjes së nesërme të Florian Markut

Nesër në “Wembley” do të zhvillohet eventi i madh i boksit ku do të përballen Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Kjo përballje është e vlefshme për kategorinë e peshave të rënda dhe nis nga ora 23:30, shkruan “Zeri.info”.

Por, para kësaj përballje, Florian Marku, boksieri shqiptar do të përballet me Jamie Stewart.

Kjo përballje do të nis nga ora 18:00.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Marku në rrjetin social “Instagram”.