Sokol Bashota: Elezaj e ka kthyer në nepotizëm Komunën e Klinës

Gjatë debatit për Komunë e Klinës, ish kryetari Sokol Bashota e ka akuzuar Zenun Elezajn se e ka kthyer nepotizmin në Komunë.

Sipas tij, Zenun Elezaj ka bërë skandal me qeverisjen në Komunën e Klinës.

“Të këqijat e kryetarit nuk janë në një apo dy projekte, ky komunën e ka bo skandal, ju përmendet rastin e vajzës, po kreytari nuk e ka një vazjë aty po i ka dy vajza në shtëpinë e shëndetit dhe ka marrë edhe shoqet e vajzës nga Istogu në Klinë”, tha Bashota.

Ai ia numëroi një nga një punësimit kreytarit Elezaj në Klinë.

“Familjarja e drejtorit të Mirqeniës Sociale është punësuar në DKA, familjari i drejtorit të shëndetësisë është punësu në financa, familjari i shefit të kabinetit është punësu mësues në “Ismet Rraci”, familjari i asamblistit është hy në administratë”, tha Bashota.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar kreytari Zenun Elezaj.

Ai tha se PDK nuk është mësuar që të punësohet dikush jashtë kësaj partie.

“Çka ka nepotizëm, PDK është mësu me u punësu asnjë punëtorë jashtë PDK-së në Klinë dhe sot normal që punësohen të gjithë, punësohet edhe nusja e asamblistit të PDK-së”, tha Elezaj.

Në fund Elezaj shtoi se është hera e parë kur qytetarët janë të barabartë në Komunën e Klinës.

Në debatin ‘Jeta në Komunë’ përballë gazetares Jeta Xharra ishte i ftuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Në debatin ‘Jeta në Komunë’ përballë gazetares Jeta Xharra ishte i ftuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

edhe ish kandidati për kryetar Komune Sokol Bashota, si dhe asamblistët Tush Dedaj, Mendehie Duraku dhe Esat Rraci.