Kurti: Qeveria Koti mund të sjellë marrëveshje Koti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, ndaj të cilës ka adresuar një varg kritikash.

“Qeveria Koti mund të sjellë marrëveshje Koti. Qeveria e këtillë është e kot për neve, është e kapur si asnjëherë më parë, prandaj edhe dokumentin që nënshkroi kreu I Qeverisë në Washington është një document që ka pasoja përneve, por është zhvlerësim i vet atij. Është një document që marrëveshja është më e madhe se sa negociata”, ka thënë ai për televizionin e partisë së tij.

“Fjala kufi nuk përmendet, se nuk shënohet kufitare dhe kjo është më keq se bisedimet teknike. Jam shumë kritik karshi projektit të hekurudhës”, tha tutje ai.