Vdes një grua me koronavirus në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka vdekur një paciente e infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, 61 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës ku 11 prej tyre janë në oksigjenoterapi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga personeli i Spitalit janë katër mjekë, pesë infermierë dhe një bioinxhinjer të infektuar me koronavirus, ndërsa gjashtë persona të tjerë personel shëndetësor janë në pritje të rezultatit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit dje janë bërë pesë operacione dhe tri lindje gjatë fundjavës.

“Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer pesë operacione. Tri lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, dy lindje kanë qenë normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur tri foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe një ̈e gjinisë femërore. 199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza”