Të shtënat me armë në Gjakovë, një i lënduar

Të shtëna me armë kanë ndodhur pak më parë në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.

Kështu ka konfirmuar Policia e Gjakovës për Klan Kosova.

Nga ky incident, një person ka mbetur i lënduar lehtë.

“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit”, thotë PK.