Kryetari Zenun Elezaj dhuron veturë për degën e OVL UÇK-së në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i ka dhuruar një veturë degës së OVL UÇK-së në këtë komunë, në funksion të mbështetjes së aktiviteteve dhe angazhimeve të saj.

Kryetari i kësaj dege, Hajdin Balaj, ka falënderuar kryetarin Elezaj për këtë kontribut, duke theksuar se dhurimi i veturës do të jetë një ndihmë e rëndësishme dhe lehtësim në realizimin e punëve të përditshme, shërbimeve dhe aktiviteteve të organizatës.

Sipas tij, ky mbështetje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit dhe përmbushjen më të mirë të obligimeve ndaj anëtarëve dhe komunitetit.