Shtiu me armë në Klinë – dorëzohet vetë në Polici, dorëzon armën

Zhvillime të reja në rastin e të shtënave me armë në fshatin Zllakuqan të Klinës,

I dyshuari R.T, rreth 22-vjeçar, i përfshirë në incidentin e ndodhur më 26 prill 2026 rreth orës 00:30, ku dyshohet për përdorim të armës dhe rrezikim të përgjithshëm, është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Klinë më 28 prill rreth orës 11:00.

Në koordinim me Prokurorin kompetent, i njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit të tij dhe ka dorëzuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa provat janë proceduar në Prokurori për trajtim të mëtejshëm.