Kryetari Zenun Elezaj dhe OVL-UÇK në Klinë bënë homazhe për dëshmorë Faton Gashi dhe Skender Bytyqi

Sot, në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh pranë varrit të dëshmorit të kombit Faton Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Në këtë përvjetor morën pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përfaqësues të OVL-UÇK-së Hjadin Balaj në Klinë, bashkëpunëtorë të komunës si dhe familjarë të dëshmorit, të cilët nderuan jetën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Po ashtu, me nderim u kujtua edhe veterani i luftës, Skender Bytyqi, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Të pranishmit shprehën respekt dhe mirënjohje për veprën dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë.

Lavdi e përjetshme!