Java e 27-të e Superligës nis sot me tri ndeshje interesante

Superliga e futbollit të Kosovës rikthehet sot në aksion me tri ndeshje të javës së 27-të. Të gjitha përballjet do të zhvillohen nga ora 15:00.

Në Suharekë, Ballkani do të presë Dukagjinin. Skuadra suharekase renditet e dyta në tabelë me 45 pikë, ndërsa ekipi nga Klina është i gjashti me 38 pikë.

Ndërkohë, dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Llapi dhe Ferizaji, përballen mes vete, ndërsa Prishtina e Re luan kundër Gjilanit.