Hajdin Balaj thirrje qytetarëve në Klinë: Dilni në protestë, le ta mbrojmë të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për nesër, shkruan Klina info.

Përmes një thirrje për Klina info, ai ka ftuar banorët e Klinës dhe të gjithë Kosovës që të bashkohen në këtë tubim, i cili synon të mbrojë, siç thuhet, “të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave”.

Protesta do të mbahet më 30 mars, në orën 13:00, para Kuvendit të Kosovës.

Organizatorët theksojnë rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për solidaritet dhe reagim publik.