Klubi i Futsalit Dukagjini fton të rinjtë t’i bashkohen ekipit

Klubi i Futsalit Dukagjini nga Klina ka hapur dyert për të gjithë të rinjtë që kanë talent dhe pasion për futsalin, duke i ftuar të bëhen pjesë e ekipit.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka bërë të ditur se stërvitjet do të nisin më 15 prill, ndërsa të interesuarit mund të regjistrohen që tani përmes kontaktit të publikuar nga klubi.

“Nëse ke talent dhe pasion për futsal, ky është momenti yt për t’u bashkuar me ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Të rinjtë që dëshirojnë të provojnë veten në këtë sport kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në një ambient profesional dhe konkurrues, duke qenë pjesë e një klubi me traditë në futsal.

Për regjistrim: 048 693 333
Instagram: @fcdukagjini.futsal
Facebook: FC Dukagjini Futsal

Klubi u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të mos e humbin këtë mundësi për të qenë pjesë e ekipit dhe për të ndërtuar një të ardhme në futsal.