Seancë në Apel për Bedri Krasniqin, vendimi gjatë ditëve në vijim

Pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, e cila e liroi Bedri Krasniqin nga akuza për kanosje, prokuroria ka parashtruar ankesë ndaj këtij vendimi.

Në lidhje me këtë, sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për elaborimin e ankesës së prokurorisë, ku janë paraqitur argumentet e palëve lidhur me rastin.

Vendimi i Apelit pritet të merret brenda pak ditësh, duke përcaktuar kështu epilogun e mëtejmë të këtij procesi gjyqësor.