E konfirmon Arsim Thaqi: Nesër takimi përfundimtar, pritet të jetë trajner i ri i Dukagjinit

Arsim Thaqi do të jetë me shumë gjasë trajner i ri i skuadrës së Dukagjinit.Trajneri i mirënjohur kosovar është në bisedime të avancuara me skuadrën nga Klina.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Thaqi ka konfirmuar bisedimet dhe se nesër do të vendosen në letër edhe detajet e kontraës.“Jemi në bisedime të avancuara me drejtuesit e Dukagjinit.

Nesër, do të kemi një takim përfundimtar, atje ku do të vendosim në letër edhe detajet e kontratës. Për momentin, gjithçka po shkon në mënyrën e duhur“, tha trajneri Thaqi.

Kujtojmë që Thaqi ka shkëlqyer me eksperiencën e fundit tek Prishtina, duke e fituar Kupën e Kosovës dhe duke e mbajtur skuadrën në vendin e parë, kurse më pas u largua çuditërisht nga drejtuesit e klubit nga kryeqyteti.