Aksidentohet vetura e KFOR-it në Klinë

Një aksident ka ndodhur para pak momentesh në Klinë, saktësisht pranë një pompe derivatesh afër magjistrales Prishtinë Pejë.
Sipas informacioneve nga dëshmitarë të rastit aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra nga të cilat është veturë e KFOR-it.
Në vendim e ngjarjes kanë dalur ekipet e policisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të lënduar.