INTEREX vjen me njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

“Interex”, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë konsumatorët e saj, duke paralajmëruar për raste mashtrimi përmes telefonatave, transmeton KLINA info.

Sipas njoftimit, disa persona janë duke kontaktuar qytetarët nga numra privatë, duke u prezantuar në emër të Interex dhe duke pretenduar se ata kanë fituar shpërblime në para.

Njoftimi i plotë:

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KONSUMATORËT TANË

Të nderuar konsumatorë,

Kemi pranuar informacione se disa persona janë duke pranuar telefonata nga numra privatë, duke u prezantuar në emër të Interex dhe duke pretenduar se keni fituar shpërblime në para.

Ju njoftojmë se këto telefonata NUK janë zyrtare dhe nuk kanë asnjë lidhje me Interex.

✔️ Numri i vetëm zyrtar i Interex për komunikim është:
📞 048 160 113