Sfida e Javës në Klinë: Dukagjini përballë FC Ferizaj këtë të shtunë

Skuadra e Dukagjinit rikthehet këtë të shtunë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku do të përballet me FC Ferizaj në kuadër të javës së 22-të të AlbiMall Superliga, shkruan Klina info.

Takimi do të zhvillohet më 28 shkurt 2026, me fillim nga ora 13:00, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar për pikë të rëndësishme në kampionat.

Ekipi nga Klina synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase për të marrë maksimumin përballë një kundërshtari si Ferizaj.