Kryetari i fshatit Volljak demanton lajmin për rrahje me mjete të mprehta në këtë fshat

Kryetari i fshatit Volljak ka deklaruar për Klina.info se lajmi i publikuar nga një faqe lokale lidhur me një rrahje me mjete të mprehta në këtë fshat nuk është i vërtetë dhe se bëhet fjalë për dezinformatë.

Sipas tij, në fshatin Volljak nuk ka pasur asnjë incident të tillë dhe situata ka qenë e qetë. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e lajmeve të pavërteta dhe të informohen vetëm nga burime të besueshme.

Klina.info do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe të informojë opinionin publik me informata të verifikuara.