Zbardhen detaje: Krimi afër Motelit “Pisha”, ku një person u rrah dhe u ther disa herë me thikë, ishte për motive grabitjeje – arrestohet i dyshuari

“Një rast i rëndë kriminal që tronditi opinionin publik në Fushë Kosovë ka marrë epilog të shpejtë hetimor, pas veprimeve intensive të Policisë së Kosovës.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, rast që ka ndodhur më 23 janar 2026, rreth orës 15:00, në rrugën Pejës, në fshatin Sllatinë, afër Motelit Villa “Pisha”

.Sipas burimeve policore, rasti fillimisht ishte trajtuar si tentimvrasje, por hetimet kanë zbuluar se ngjarja kishte ndodhur për arsye grabitjeje, çka e rëndon edhe më tej pozitën penale të të dyshuarit.

E joshur viktimën, i mori paratë dhe u largua duke e lënë në rrezik për jetë
Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se i dyshuari Shkëlzim Jashari e kishte mashtruar viktimën Ajet Krasniqi.Pas kësaj, dyshohet se i njëjti e ka sulmuar viktimën, i ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë atë në gjendje të rëndë shëndetësore, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut për jetë.

Hetimet e Policisë kanë konstatuar se veprimet e të dyshuarit përmbajnë elemente të veprës penale “Grabitje”, përveç tentimvrasjes, çka e bën rastin edhe më serioz.

Arrestim pas hetimeve intensive, ndalim 48-orëshI dyshuari është identifikuar pas veprimeve intensive hetimore nga njësitë e NJHP-së, ndërsa arrestimi i tij është realizuar më 26 janar 2026.Ai është shoqëruar në ambientet e NJHP – Prishtinë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare. Me vendim të Prokurorisë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.I njëjti dyshohet edhe për vepra të tjera penaleSipas informacioneve shtesë, i dyshuari Shkëlzim Jashari është person i njohur për organet e rendit edhe nga e kaluara.Në vitin 2024, i njëjti ishte arrestuar si i dyshuar për një rast tjetër kriminal në Fushë Kosovë, ku dyshohet se kishte ia vënë flakën njehsorëve të rrymës në një objekt banesor, në orët e hershme të mëngjesit.Edhe ky rast ishte konfirmuar asokohe nga Policia e Kosovës, ndërsa i dyshuari ishte dërguar në mbajtje 48-orëshe.Hetimet vazhdojnëRasti aktual po vazhdon të trajtohet nga organet e hetuesisë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa priten veprime të tjera procedurale dhe zgjerim i hetimeve lidhur me të kaluarën kriminale të të dyshuarit.”