KF Dukagjini mirëpriti Kryetarin e FFK-së gjatë përgatitjeve në Antalya

KF Dukagjini pati kënaqësinë të mirëpresë Kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës, z. Agim Ademi, gjatë qëndrimit të ekipit në Antalya, ku po zhvillohen përgatitjet intensive për vazhdimin e sezonit.

Kjo vizitë u konsiderua si një moment i rëndësishëm motivues për futbollistët dhe stafin teknik, duke dëshmuar mbështetjen institucionale ndaj klubit dhe punës që po bëhet në këtë fazë përgatitore.

KF Dukagjini e vlerëson lart këtë vizitë dhe mbështetjen e vazhdueshme, e cila përbën një shtysë të madhe drejt arritjes së objektivave sportive.