Mehaj: Restaurimin e Kullave të Jasharajve ia kemi borxh historisë së lavdishme dhe brezave të ardhshëm të kombit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë sot homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz, në nderim të 24-vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes heroike.

“Kjo ngjarje ishte dëshmia më e fuqishme se tani më, me regjimin okupues fashist e kriminal të Serbisë, e vetmja zgjidhje ishte rezistenca e armatosur dhe lufta deri në fund për çlirim definitiv”, ka shkruar Mehaj pas vizitës.

“Restaurimi i Kullave të Jasharajve, që bartin peshën më të madhe të ndërgjegjies sonë kombëtare, do të jetë projekti ynë nacional në top-prioritet , sepse këtë ia kemi borxh, jo Familjes Jashari sepse atë dhanë gjithçka për Lirinë tonë, por ia kemi borxh historisë sonë të lavdishme dhe brezave të ardhshëm të kombit”, u shpreh tuje ministri.

“Të lavdishëm gjithmonë Jasharajt Legjendar!”, përfundoi ministri.