QKMF “Nënë Tereza” në Klinë shënon Javën Europiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës

Në kuadër të Javës Europiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës, në QKMF “Nënë Tereza”, në bashkëpunim me ISHP, u organizua një ligjëratë informuese me fokus në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Ligjërata u mbajt nga Fitore Gashi, mjeke e përgjithshme, e cila paraqiti informata të rëndësishme mbi:
• shkaqet e kancerit të qafës së mitrës,
• rolin e infeksionit me HPV,
• rëndësinë e depistimit të rregullt,
• si dhe parandalimin përmes vaksinimit kundër HPV-së.

U theksua se kanceri i qafës së mitrës shpesh nuk shfaq simptoma në fazat e hershme dhe se ndryshimet prekanceroze mund të zbulohen vetëm përmes depistimit të rregullt, duke parandaluar zhvillimin e sëmundjes dhe duke rritur ndjeshëm mundësitë për shërim.

Informimi, depistimi dhe parandalimi mbeten çelësi për mbrojtjen e shëndetit të grave.

Falënderojmë të gjithë stafin shëndetësor për pjesëmarrjen dhe angazhimin e treguar.

Me respekt,
Drejtoria