Arta Pantina pas takimit me banorët e Caravikut: Qytetarët janë të vendosur dhe të mobilizuar për fitoren e PDK-së

Takimi i mbajtur në Caravik ka dëshmuar qartë mobilizimin dhe vendosmërinë e qytetarëve për të mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës, deri në fitoren e madhe në Klinë dhe në mbarë Kosovën.

Kështu është shprehur Arta Pantina, kandidate për deputete nga PDK me numrin 62, e cila përmes një postimi publik ka theksuar entuziazmin dhe përkrahjen e fuqishme të qytetarëve.

“Takimi në Caravik na dëshmoi qartë se qytetarët janë të vendosur dhe të mobilizuar për PDK-në, me mbështetje të fuqishme deri në fitoren e madhe në Klinë dhe në Kosovë. Bashkë. Përpara.” – ka shkruar Pantina.

Ajo ka shtuar se kjo energji dhe unitet janë sinjal i qartë se ndryshimi është afër dhe se qytetarët janë të gatshëm të ecin përpara me vizionin e PDK-së.

#PDK130
#BedriHamza1
#ArtaPantina62