Vendlindja i dha mbështetje e forcë numrit 62 të PDK-së, Arta Pantinës

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Arta Pantina ka zhvilluar sot një vizitë në Gllarevë, në Shkollën 9-vjeçare ku ajo ka nisur rrugëtimin e saj shkollor, duke e cilësuar këtë kthim si emocional dhe domethënës.

Në një postim të saj, Pantina shkruan:

“Sot, në Gllarevë, në Shkollën 9-vjeçare, vendin ku nisi rrugëtimi im shkollor dhe ku çdo hap i parë më mësoi se çfarë do të thotë të ëndërrosh dhe të punosh për ëndrrat e tua. Kjo është e njëjta shkollë që më formoi dhe që më tregoi se çdo përpjekje ka vlerë. Sot jam këtu jo vetëm si nxënëse e dikurshme, por si dikush që punon për të sjellë ndryshimin që Kosova e meriton.”

Ajo ka falënderuar familjen, fqinjët dhe miqtë për pritjen dhe mbështetjen, duke theksuar lidhjen e fortë me vendlindjen e saj.

“Faleminderit nga zemra për familjen time, për çdo fqinj dhe çdo mik që më pritën sot në Gllarev. Ky vend është shtëpia ime, dhe unë jam bija e këtij vendi. Çdo përkrahje juaj më jep forcë të vazhdoj dhe të punoj për ndryshimin që Kosova e meriton.”

Në fund të postimit, Pantina ka bërë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke kërkuar mbështetje për PDK-në.

“Ju ftoj të jemi bashkë më 28 dhjetor, për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të drejtë dhe më të fortë. Bashkë për fitoren e PDK-së!”

Arta Pantina garon në zgjedhje si kandidate për deputete nga PDK me numrin 62, duke u rreshtuar përkrah kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.