Sferka, bastion i LDK-së në Klinë – mbështetje e fuqishme për Shqipe Pantinën dhe Astrit Deskun

Sferka, e njohur si bastion i Lidhja Demokratike e Kosovës në Klinë, ka dëshmuar edhe një herë mbështetjen e saj të fuqishme për LDK-në dhe kandidatët e saj në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një takim të hapur me qytetarët e Sferkës, pjesëmarrja e madhe dhe diskutimet e hapura reflektuan angazhimin e ndërsjellë për të ardhmen. Qytetarët shprehën kërkesa, kritika dhe sugjerime konkrete, të cilat u mirëpritën nga kandidatët e LDK-së si pjesë e një dialogu të sinqertë dhe konstruktiv.

Në fokus të takimit ishin kandidatja për deputete Shqipe Pantina me numër 45 dhe kandidati Astrit Desku me numër 54, të cilët u zotuan se do të përfaqësojnë me dinjitet zërin e qytetarëve dhe interesat e Klinës në Kuvendin e Kosovës.

Takimit iu bashkua edhe kandidati për deputet Gëzim Hazrolli, i cili kërkoi nga të pranishmit mbështetje të fuqishme për LDK-në, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe besimit në këtë proces zgjedhor.

Nga Sferka u përcoll mesazhi i qartë se LDK mbetet forca politike e shpresës, stabilitetit dhe vizionit për të ardhmen.

Ta zgjedhim shpresën.

#LDK123
#ShqipePantina45
#AstritDesku54