31-shi i PDK-së Gazmend Maliqaj: Shëndetësia dhe Arsimi, në mesin e top-prioriteteve

Kandidati me numër 31, Gazmend Maliqaj, në kuadër të aktiviteteve elektorale të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se shëndetësia dhe arsimi mbeten ndër prioritetet kryesore të programit politik të kësaj partie.

Gjatë një takimi me përkrahësit në fshatrat Mleqan, Golluboc dhe Plloçicë të Malishevës, Dr. Maliqaj riafirmoi përkushtimin dhe vizionin e PDK-së për përmirësim substancial të gjendjes në shëndetësi, si dhe për reforma të domosdoshme në sistemin arsimor.

Ai theksoi se investimi në shërbime shëndetësore cilësore, mbështetja e profesionistëve mjekësorë dhe ndërtimi i një arsimi modern dhe funksional janë baza për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët.

PDK, sipas tij, mbetet e përkushtuar që këto sektorë vitalë t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi në shërbim të së ardhmes së vendit.