Isak Neziri paralajmëron konferencën më të madhe të investitorëve “DRENICA INVEST 2026”

Isak Neziri, kandidat i PDK-së për deputet, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për rajonin e Drenicës, duke njoftuar organizimin e konferencës më të madhe të investitorëve për vitin 2026, e titulluar “DRENICA INVEST”.

Neziri ka bërë të ditur se logoja dhe koncepti i konferencës tashmë janë gati, ndërsa në ditët në vijim do të nisë puna konkrete për realizimin e këtij projekti. Sipas tij, kjo nismë synon të sjellë investime të reja, zhvillim ekonomik dhe hapje të mundësive të reja për bizneset vendore në Drenicë.

Ai ka theksuar se mbajtja e premtimeve është parim i tij, duke u shprehur i vendosur që “DRENICA INVEST 2026” të kthehet në një platformë të fuqishme për lidhjen e investitorëve me potencialin ekonomik të rajonit.

#99IsakNeziri #130PDK