LDK Klinë takon gratë, Shqipe Pantina dhe Astrit Desku theksojnë rëndësinë e arsimit dhe familjes

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Klinë ka zhvilluar një takim me gratë e kësaj komune, ku u diskutuan çështje me rëndësi të veçantë për familjen, fëmijët dhe arsimin, ndërsa u theksua se gratë, edhe në këtë takim, dëshmuan interesim më të madh për mirëqenien familjare dhe të ardhmen e fëmijëve sesa për veten. Në fokus të diskutimit ishin arsimi cilësor dhe reformat në arsim, si shtylla kryesore për zhvillimin e shoqërisë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kandidatët për deputetë të LDK-së, Shqipe Pantina dhe Astrit Desku, të cilët vlerësuan mbështetjen e fuqishme të grave të Klinës dhe theksuan se besimi i tyre në LDK mbetet i palëkundur, duke zgjedhur shpresën për një të ardhme më të mirë.