Agim Fejzullahi, kadidat për deputet, viziton bashkëluftërat në Klinë

Sot, në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Klinë, kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Agim Fejzullahi, zhvilloi një takim me bashkëluftëtarët, dhe kryetarin e kësaj organizate, Hajdin Balaj.

Përmes llogarisë së tij në Fb, z. Fejzullahi njofton se bashkë me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së në Klinë u diskutua gjendja aktuale e veteranëve të luftës, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, si dhe nevoja për trajtim më dinjitoz dhe institucional të këtyre kategorive që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Miratimi i ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të jetë një nga prioritetet e para të Qeverisë së re, shkruan z. Fejzullahi duke shtuar se këto çështje janë pjesë e programit qeverisës të Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, z. Bedri Hamza, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, program i cili synon forcimin e drejtësisë sociale dhe respektimin e vlerave të luftës çlirimtare.