Haradinaj takim mobilizues me strukturat e AAK-së në Klinë, mbështetje e fuqishme për Luigj Ademin

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, së bashku me anëtarë të tjerë të partisë, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe anëtarësinë e AAK-së në komunën e Klinës, transmeton KLINA Info.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Luigj Ademi, kandidat për deputet nga lista e AAK-së me numrin 37, për të cilin u shpreh një mbështetje e madhe nga strukturat lokale të partisë, duke u vlerësuar angazhimi dhe kontributi i tij në kuadër të Aleancës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Daut Haradinaj ka theksuar rëndësinë e këtij takimi, duke e cilësuar atë si frymëzues dhe mobilizues, si dhe duke nënvizuar rolin e Klinës si shembull i punës së ndershme dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve.

Ai ka shtuar se Aleanca, në krah të njerëzve të punës, fjalës dhe nderit, mbetet e bindur se bashkë do të jenë një forcë e fuqishme për Kosovën, duke uruar mbarësi për rrugëtimin e përbashkët politik.