Rrahman Rama viziton Klinën, takon qytetarë dhe kërkon besimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kandidati për deputet me numrin 7 në listën për PDK Rrahman Rama, ka vizituar sot qytetin e Klinës, ku ka kaluar kohë duke pirë kafe me miq dhe bashkëqytetarë.

Gjatë qëndrimit të tij, Rama ka shfrytëzuar rastin të përshëndesë qytetarët nga afër, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe ecjes përpara, duke kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Bashkë, përpara”, ishte mesazhi që Rama përcolli gjatë takimeve të sotme, duke nënvizuar angazhimin e tij për përfaqësim dhe punë në shërbim të qytetarëve.

Vizita në Klinë u vlerësua si një mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë me elektoratin dhe dëgjim të shqetësimeve e pritjeve të tyre në prag të procesit zgjedhor.