Dukagjini siguron fitore bindëse 3–1 ndaj KF Ramiz Sadikut në Kupën e Kosovës

Skuadra e KF Dukagjinit ka shënuar fitore të rëndësishme sot në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, duke mposhtur KF Ramiz Sadikun me rezultat 3–1.

Ndeshja u zhvillua sot në orën 12:30, në 18 Qershori, Klinë, ku Dukagjini dominoi lojën dhe siguroi kualifikimin në fazën e radhës të kupës.

Ky sukses i radhës është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe klubi, të cilët vazhdojnë fushatën me moton #bashkëpërDukagjinin.