Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës viziton Klubin e Boksit “Dukagjini”

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës z. Latif Demolli sot vizitoj Klubin e Boksit Dukagjini në Klinë dhe i dhuroj disa pajisje sportive modeste Klubit të Boksit Dukagjini.

Ai gjatë kësaj vizite njëherit i premtoj mbështetje këtij klubi në të ardhmen.

Me këtë rast Drejtori i Klubit Boksit Dukagjini z. Hajdin Balaj së bashku me sekretarin e klubit boksit Dukagjini z.Elmi Salihu dhe Trajnerin Ramiz Balaj e falenderuan Sekretarin e Federates së Boksit Latif Demolli për mbështetje!