Besart Berisha – Ilahisti i Parë dhe i Vetëm i Komunës së Klinës

Besart Berisha vjen nga një familje me traditë fetare në qytetin tonë; ai është djali i kryetarit të Bashkësisë Islame të Klinës, z. Kadri Berisha. I njohur deri tani për thirrjen e ezanit, këndimin e Kuranit dhe interpretimin e ilahive në komunitetin tonë, Besarti ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij artistik në botën e ilahive.

Ilahia e tij e parë, “Nuri i Ummetit”, është një projekt domethënës që trajton kontributin e hoxhallarëve të Republikës së Kosovës. Videoklipi i kësaj ilahie ka mbledhur bashkë emrat më të njohur të hoxhallarëve të vendit, duke e bërë atë një projekt të veçantë dhe unik për komunën tonë.

Me talentin, zërin dhe përkushtimin e tij, Besarti pritet të sjellë edhe shumë projekte të tjera në të ardhmen, duke e pasuruar skenën fetare dhe kulturore të Klinës dhe më gjerë.