Fillojne Aktivitetet ne Shenim te Epopese se UÇK-së në Klinë

Komuna e Klinës me aktivitete të ndryshme ka filluar shënimin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit iu është kushtuar Epopesë së UÇK-së, ndërsa në oborrin e komunës sot është bërë mbjellja e fidanëve, ku të pranishëm ishin kryetari, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi, drejtorë të drejtorive dhe anëtarë të kuvendit.

Mbjellja e fidanëve do të bëhet nga nxënës dhe mësimdhënës edhe në lokacione tjera të përcaktuara nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Ndërsa nesër Komuna e Klinës do të vazhdojë me aktivitetet e parapara në shënim të e Epopesë së UÇK-së.