Konfiskohet një pistoletë me 72 fishekë në Rugovë të Pejës

Një person është arrestuar në Rugovë të Pejës, pasi te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë dhe 72 copë fishekë.

Siç ka informuar Policia përmes raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditën e djeshme, transmeton Klankosova.tv.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”.