Përkujtohet në përvjetorin e parë të vdekjes ish-veterani i UÇK-së dhe ish-polic i Kosovës, Deli Tigani

Sot është shënuar njëvjetori i vdekjes së ish-veteranit të UÇK-së dhe ish-policit të Policisë së Kosovës, Deli Tigani.

Me këtë rast, kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, së bashku me përfaqësues të tjerë të shoqatës, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Grabanicë.

Gjatë homazheve është kujtuar kontributi i Delit gjatë luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe angazhimi i tij pas luftës në shërbim të paqes dhe sigurisë si pjesë e Policisë së Kosovës.

Nga OVL-UÇK-ja u theksua se Deli Tigani do të mbetet shembull i sakrificës, i përkushtimit ndaj atdheut dhe i shërbimit ndaj qytetarëve. Ai është përkujtuar edhe si familjar e bashkëfshatar i respektuar, i cili ka ndërruar jetë papritur, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij./Klina info