Sonte ndizet “Fadil Vokrri”, Dardanët presin Zvicrën

Prishtina do të jetë sonte në qendër të vëmendjes pasi kombëtarja e Kosovës përballet me Zvicrën në ndeshjen e fundit të kualifikimeve direkte për Kampionatin Botëror 2026.

Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të bëhet skenë e emocioneve të mëdha për mijëra tifozë dardanë.

Kosova hyn në këtë duel me 10 pikë në grupin K, duke ndjekur liderin Zvicër me 13 pikë, raporton Klankosova.tv

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, theksoi rëndësinë e paraqitjes së mirë dhe formën e lojtarëve kryesorë, duke përmendur sidomos Fisnik Asllanin, i cili po kalon një periudhë të shkëlqyer, duke shënuar gola dhe duke krijuar hapësira në situata të ngushta.

Matematikisht, Kosova mbetet në garë për kualifikim direkt, megjithatë një fitore bindëse 6:0 ndaj Zvicrës konsiderohet e vështirë.

Aktualisht, skuadra e Granit Xhakës kryeson grupin K me 13 pikë, ndërsa Kosova ndjek me 10 pikë.

Megjithatë, “Dardanët” kanë siguruar tashmë vendin në playoff, ku do të kërkojnë kualifikimin për në Botëror në mars 2026.