Hajdari për rezervat shtetërore: Çdo pretendim i Prokurorisë se vendimi ishte i kundërligjshëm nuk qëndron, është tendencë politike ndaj qeverisë Kurti

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin me rezervat shtetërore, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është arsyetuar në lidhje me këtë.

Hajdari ka thënë se çdo pretenim i Prokurorisë se vendimi ishte i kundërligjshëm nuk qëndron dhe se është tendencë politike ndaj qeverisë Kurti

“Çdo pretendim i prokurorisë që vendimi është i kundërligjshëm nuk qendroion dhe vetëm se afirmon tendencen politike të kësaj prokurorie speciale ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është vetëm pohim në dobi politike që është plotësisht i palejueshëm e e i pamoralshëm, marrë parasysh situatën në të cilen gjendeshim gjatë muajit shkurt- mars 2022. Të ashtëquajtura prova të Prokuroriosë Speciale janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhërin e prokurorit Valdet Gashi”, tha ajo.

Ajo ka thënë se gjithë kjo ndodhi luftanë Ukrainë.

“Prokuroria Speciale ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore ku PSRK pretendon që unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë duke dëmtuar buxhetin e shtetit gjatë procedurës së sigurimit të rezervës shtetërore të mallrave gjatë muajit shkurt dhe mars 2022. Më lejoni të ju njoftojë se rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit dhe situatave të përcaktuar në nenin 2 të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. Kështu në 2021 ministria e MINT ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të rezervës së mallrave nga të cilat një procedurë e prokurimit ka rezultuar me sukses, ndërsa dy të tjera kanë dështuar për shkak të mosofertimit të operatorit ekonomik. Mosmundësia e blerjes së mallrave bazike dhe konsolidimit të rezervës shtatore të mallrave është i dëshmuar nga tri procedurat e divizionit të prokurimit të MINT por që këto fakte Prokuroria Speciale nuk i ka marrë për bazë në hetim ndaj nesh