Të premten, KF Dukagjini do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër FC Prishtinës

KF Dukagjini shfrytëzon pushimin ndërkombëtar për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër FC Prishtina.

Përballja do të luhet nesër (e premte) nga ora 13:00, në stadiumin “18 Qershori”.

“Të ftojmë tifozët tanë që të na mbështesin edhe në këtë test miqësor.

#bashkëpërDukagjinin”, shkruan KF Dukagjini.