Një vit nga vrasja e dyfishtë në Klinë, ku humbën jetën Rexhep dhe Albison Shlivova

Sot shënohet një vit nga ngjarja e rëndë që tronditi komunën e Klinës, ku dy persona, Rexhep dhe Albison Shlivova, humbën jetën tragjikisht pas një sulmi me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në mbrëmje, në një kafiteri në qendër të Klinës, më 13 nëntor 2024, ku viktimat – familjarë mes vete – u qëlluan për vdekje nën rrethana ende të paqarta.

Sipas raportit të policisë, i pandehuri Jon Hoti nuk kishte shkëmbyer mesazhe të shkruara me viktimat Albison dhe Rexhep Shlivova, por ditën e ngjarjes kishte pasur një kontakt të shkurtër përmes video-call me Albison Shlivovën. Ky kontakt, sipas raportit, kishte ndodhur më 13 nëntor 2024 në orën 16:08:02 dhe kishte zgjatur vetëm dy sekonda, përmes aplikacionit Messenger të Facebook-ut. Ky detaj, i vogël por i rëndësishëm, është pjesë e hetimeve që kanë ndihmuar në zbardhjen e rastit.

Pas një procesi gjyqësor, i dyshuari Jon Hoti është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e dyfishtë të Rexhepit dhe Albisonit.